TIRANË- Pjesa më e madhe e protestuesve të thirrur sot nga opozita në protestë kundër qeverisë “Rama” është larguar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë një pjesë që ka mbetur po ndihmon për ngritjen e çadrës për të vijuar protestën brenda tyre.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga vendi ku po qëndronte, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet ende në bulevard bashkë me aleatët e tij.

Ndërkohë pritet zgjatja e çadrës për të zënë më shumë protestues. Brenda saj janë vendosur edhe stola për protestuesit, kjo pasi ditën e nesërme pritet që t’i bashkohen edhe protestues të tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: