Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Skandali/ Kompania dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë 300 byzylykë elektronikë

Byzylyk elektronik

TIRANE- Pas skandalit të zbuluar nga News 24 se byzylykët elektronikë që mbajnë të dënuarit me arrest shtëpie ishin me defekt, firma përgjegjëse i dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë.

Përfaqësuesit e firmës po dorëzojnë 300 byzylykë elektronikë, pasi tre të dënuar me arrest shtëpie kishin mundur të hiqnin këtë pajisje dhe të dilnin nga banesat.

Gazetarja Klodjana Lala sqaroi dje se, skandali ka plasur kur është zbuluar që tre të dënuar kanë arritur ta heqin këtë byzylyk nga këmba dhe të arratisen. E shfaqur në studion e lajmeve në News 24 me një nga byzylykët elektronikë që duhet të ishte në këmbën e një të dënuari, Lala tregoi edhe vendin ku ai ishte dëmtuar.

“Ky është rast skandaloz dhe ka ndodhur në tenderi e tretë. Personi në fjalë ka tentuar ta këpusë. Sistemi nuk po funksiononte. 3 persona të dënuar kanë arritur të dalin nga sistemi, kanë arritur të arratisen dhe t’i shpëtojnë arrestit shtëpiak, ndërkohë që aparatura ka mbetur në shtëpinë e tyre. Pra, këta tre persona që po flasim kanë arritur ta heqin nga këmba pa dhënë sinjal në serverin qendror”,- sqaroi Lala, raporton BalkanWeb.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • po pse nuk shihni se sa eshte cmimi pesaj paisje as 50 Euro muk eshte.
    Trcket MT-110 eshte dhe shitet ne E-bay

  • ju popullin e acaroni kot per lajme te tilla, sepse miliardat i kan bosmenet dhe qeveritaret, populli budall smund ta kuptoi nje gje te tille.

  • Me nje kast te degjeneruarish ne sistemin e drejtesise qe drejtesine e kane si atribut te tyre dhe e perdorin vetem kunder shtresave inferiore te popullsise, veshtire se do te prosperoj ky vend pavaresisht perrallave te bukura me “reforme drejtesie”.

  • Si ka mundesi qe nuk ka te hetuar apo te ndaluar per kte ceshtje korrupsioni?! Dhe ku, ne organin me te larte rregullues administrues dhe kontrollues te zbatimit te ligjit! Kjo sduhej toleruar! Bravo Ministrit teknik, njeri me integritet profesional dhe shoqeror

  • Keshtu eshte kur fituesi i tenderit percaktohet ne baze te korrupsionit. Shqiperine e ka mbuluar korrupsioni me i madh i ketyre 27 viteve. Mjer Shqiptaret



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.