LEZHE- “BalkanWeb” mëson emrat e personave që ‘përfituan’ nga skema e abuzimit me tjetërsimin e pronave në ‘Ranën e Hedhun’, skandal për të cilin u arrestua kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frroku dhe nënrkyetari, Enver Hafizaj. Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar emrat e personave që përfituan këto toka.

Bëhet fjalë për Martin, Ndue dhe Lekë Frrokun dhe Vasil dhe Pjetër Gjonin, nga fshati Ungrej në zonën e Kashnjetit, në kufi me Mirditën. Burime zyrtare bënë me dije se ka dyshime që këta persona janë pronarët e rremë, pasi mendohet se pas tyre fshihen të tjerë individë.

Kështu, duke marrë parasysh edhe faktin se personat në fjalë banojnë në një fshat shumë larg ‘Ranës së Hedhun’, se ata janë përdorur nga të tjerë persona.

PËRFITUESIT
Leke Frroku
Martin Frroku
Ndue Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni

PERSONAT E ARRESTUAR:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb