STAMBOLL– Në operacionet kundër organizatës terroriste DAESH në Stamboll janë arrestuar 36 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi anti-terror ka konfirmuar se është nisur një operacion kundër pesë personave për të cilët është konfirmuar se kanë marrë pjesë në luftimet jashtë vendit në Irak dhe Siri për të luftuar në anën e DEASH-it.

Në të njëjtën kohë, janë kryer operacionet në 15 adresa në Stamboll, ku përveç pesë personave, u arrestuan edhe 31 të huaj.
Është konfiskuar një numër i madh dokumentesh dhe materiale digjitale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: