Që në prezantimin e parë, fanella e personalizuar e Kombëtares për në Europian ishte përcaktuar që do të qëndronte në treg për një periudhë të caktuar. Nga dje, fanella e emërtuar “Triumf” është zëvendësuar me një dizajn tjetër.

“Panorama Sport” ka mësuar se numri i përgjithshëm i fanellave të shitura der sot shkon në rreth 70 mijë në të gjithë botën. Nga kjo shifër, 25 mijë janë shitur në vendin tonë dhe pjesa tjetër nëpër botë.

Shpërndarja
Gjatë promovimit të fanellës së re, drejtori i marketingut në FSHF, Gazmend Malo, bëri me dije edhe hartën e shpërndarjes së kësaj fanelle. Sipas tij, përqindja më e madhe është shitur në vendin tonë, e cila zë rreth 42 për qind, e vijuar me 30 për qind në Zvicër dhe rreth 12 për qind në Gjermani.

Suksesi i kuqezinjve në Europian nuk solli emocione vetëm për shqiptarët, pasi edhe mediat botërore e përshkruan pozitivisht ecurinë e skuadrës dhe të tifozëve të saj në fazën e grupeve në “Euro 2016”.
Shitjet-e-Triumfit-490x785

Skajet
Gjatë prezantimit të fanellave të reja është përmendur suksesi dhe shtrirja gjeografike e vendeve ku është shitur fanella e Shqipërisë. Mes skajeve të largëta të rruzullit tokësor, bie në sy se ka fanella të shitura në Hong Kong dhe Singapor, por gjithashtu gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se dy prej tyre janë shitur edhe në Kamerun. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb