PARIS – “Jam shumë krenare për bashkëshortin tim, aq sa të mburrem me meritat e tij”. Këto janë fjalët e bashkëshortes së Samy Amimour, njërit prej kamikazëve që shpërtheu në teatrin Bataclan në Paris.
Gazeta franceze “Le Parisien” ka publikuar një letër që bashkëshortja e kamikazit i ka dërguar një të njohuri të saj në Francë. Letra në fjalë ka rënë në duart e hetuesve francezë.

Vajza 18-vjeçare shkruan se ishte në dijeni të sulmeve që kishte planifikuar bashkëshorti i saj në Paris.
“E kam inkurajuar burrin tim që të nisej dhe të terrorizonte popullin franceZ. E kam zili. Do doja shumë të kisha shpërthyer edhe unë bashkë me të.”- shkruan vajza.

“Jeta nuk është paqe, paqe, dashuri, puthje. ti na vret, ne të vrasim, ti na lufton ne të luftojmë. deri kur do të vijoni të ofendoni islamin dhe myslimanët, do të mbeteni objektiv i sulmeve. Ju në Francë jetoni mirë, këtu dërgoni avionët dhe njerëzit vdesin është e padrejtë. Shumë shpejt, inshallah, Franca dhe i gjithë koalicioni do ta marrë vesh çfarë është lufta në shtëpinë e tyre. Ju na vrisni, ne ju vrasim, ekuacioni është i thjeshtë.”- shkruan bashkëshortja e kamikazit.

Kamikazi Samy Amimour u varros në fshehtësi, mbrëmjen e krishtlindjes në varrezat e La Courneuve, verilindje të Parisit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb