TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për sulmin në një lokal natën e Vitit të Ri në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona. PD shpreh ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa dënon aktin terrorist.

DEKLARATA E PLOTE E PD:
Partia Demokratike dënon me forcë aktin terrorist që goditi Turqinë duke lënë 39 viktima dhe shumë të plagosur natën e ndërrimit të viteve. Duke shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet turke duke theksuar se do të jemi përherë në krah në çdo betejë për liri dhe vlera demokratike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb