Njëzet e tetë palë këpucë me taka të holla, të vendosura në tapetin ku falen myslimanët. Pas atentateve xhihadiste në Paris, është tërhequr në momentin e fundit, instalimi i artistit franko-algjerian, Zoulikha Bouabdellah, një reflektim mbi rolin e gruas në botën islame.

Vepra, që duhet të ishte ekspozuar në pavionin Vendome të Clichy, shumë pranë kryeqytetit, është hequr menjëherë, pasi disa qytetarë me fe myslimane, kanë menduar se vepra mund të ngjallte pakënaqësi, janë shprehur organizatorët, kështu është vendosur që punimi të hiqet.

’E marr këtë vendim, për ta tërhequr veprën time, shpjegon artisti, duke marrë parasysh dramën që goditi Francën dhe nuk dua në asnjë mënyrë, që kjo vepër të jetë një pretekst për të ushqyer më shumë konfuzionin nëpërmjet interpretimeve të këqija’.

Vepra e titulluar ‘Silence’ ‘Qetësi’ është ekspozuar në të kaluarën në Paris, Madrid, Berlin dhe Frankfurt.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb