SHBA – Të kesh një nënë supermodele ka avantazhe të shumta si psh një dollap plot me veshje firmë, të ardhura të mira dhe mund të njohësh figura të famshme. Por ka edhe anët e veta negative. Gjithmonë do të krahasoheni me femrën që ju lindi.

Kaia Gerber vajza 15-vjeçare e Cindy Craëford është një miniaturë e ikonës së viteve ’90. “Nuk dua të jem në foto me të, pasi ajo është e mrekullueshme. Ajo nuk ngjan për moshën që ka, dhe kjo nuk është e drejtë”, thotë Kaia në një intervistë për Refinery 29.

Këtë e thotë një adoleshente që është ende e vogël për të pushtuar pasarelat e Neë York Fashion Ëeek, por sigurisht që është drejt asaj rruge. Ajo ka dalë në disa sete tw ndryshme fotosh me nënën, por po përpiqet të ndërtojë karrierën e saj.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb