TIRANE– Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pezulluar punimet e seancës së Kuvendit pas tensioneve dhe pezullimit të deputetit të PD Flamur Noka me pretendimin se ka ‘pushtuar’ foltoren.

Në rinisje të seancës pas 5 minutëshit pushim, Ruci ka konstatuar se deputeti Falmur Noka i përjashtuar nuk kishte dalë nga seanca dhe për këtë arsye ka pezulluar seancën. Ruçi tha se seanca do rifillojë në orën 17:00 të pasdites së sotme.

“Në kushte të tilla, jam i detyruar të njoftoj pezullimin e seancës për një kohë të caktuar, seanca rifillon në orën 17:00”- tha Gramoz Ruci.

Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, njësoj si kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e kaluar. Kjo, pasi Noka nuk lejoi vijimin e seancës pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën ish-kryeministrit Berisha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: