GREQI– Ka dështuar tentativa e një të riu shqiptar për të trafikuar marijuanë drejt Greqisë. Mjeti me të cilin shqiptari po kalonte nga kufiri i gjelbër drejt shtetit fqinj, është pikasur nga policia greke, e cila u vu në ndjekje të tij.

Mjeti është tentuar të ndalohet teksa kishte marrë drejtimin për Antirio, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke i ikur postbllokut.

Gjatë ndjekjes nga policia, mjeti ka dalë nga rruga në Kompoti, Art, si pasojë e shpejtësisë me të cilën lëziste.

Nga kontrolli i ushtruar në mjeti, policia greke ka gjetur 98 pako me marijuanë, me peshë totale 161 kg e 31 gramë. Sakaq, u arrestua drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar shqiptar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike ishte marrë me qira nga një tjetër shqiptar 23-vjeçar, i cili u arrit të kapej nga policia në Agio Pantaleimona, në Athinë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: