GREQI- Policia greke në Follorinë, pranë kufirit greko-shqiptar ka sekuestruar rreth 19 kg marijuane, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarët.

Policia tentoi të ndaloi një mjet qe vinte nga kufiri gjelbër, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe gjatë manovrave nga mjeti u hodhën pako që me pas rezultuan me lende narkotike, në sasinë 18 kg 975 gram.

Policia arriti të kape pas ndjekjes, dy trafikantët shqiptarë të moshës 22 dhe 27-vjec. Gjithashtu u sekuestruan 2 celulare, 3 karta SIM dhe 35 euro.

Droga Greqi (1)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb