PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një mesazh të tijin ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat, të gjitha institucionet shtetërore dhe KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve lokale, të cilat i cilësoi të lira dhe demokratike.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’, kreu i shtetit pohoi se Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, standard sipas tij i konsoliduar në Kosovë.

POSTIMI I THACIT
Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë. I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil. Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim. HTH
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: