PRISHTINË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me delegatët e shumicës së shteteve të UNESCO-s.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet se “erdha në Paris për t’u takuar dhe koordinuar me delegatët e shumicës së shteteve në UNESCO. Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare”.

Kërkesa për aplikim për anëtarësim të Kosovës në UNESCO është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të kësaj organizate, që përbën një numër rekord në historinë e re të UNESCO-s.

Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithëshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit, ku do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: