Nuk erdhi kur po festohej 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por pak më herët. Megjithatë vizita e Sekretares së Shtetit në atë kohë, Hillary Clinton, normalisht do prezantohej si diçka shumë e rëndësishme për Shqipërinë.
Por publikimi i pjesës tjetër të emaileve të Hillary Clinton zbulon arsyen e vërtetë përse ajo vizitoi Shqipërinë.
Këshilltari i saj, Philippe Reines, i këshillon Clinton më 28 qershor 2012 që në pjesën e mbetur të mandatit, të vizitojë disa shtete rastësore, sa për të plotësuar bilancin në krahasim me sekretarët e tjerë të shtetit.
Sipas tij, numri i vizitave 110 është një objektiv i arsyeshëm për t’u arritur.

Më pas Reines i sugjeron disa vende për t’u vizituar. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria, ku Clinton mbërriti në fillim të nëntorit 2012.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, Shqipëria mendonte se vizita e saj kishte vërtet kuptim”, ironizon revista “New York”.
Publikimi i emaileve të reja të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, e ka rivendosur atë në qendër të vëmendjes.
“Guardian” shkruan se nga këto emaile mësohet se ajo ishte e dashuruar pas serialit “Homeland”, kaq shumë i kritikuar si racist.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: