TIRANE- Është mbytur Mandi! Askush nuk donte të besonte këtë lajm të kobshëm pasditen e djeshme. E si mund të binim në një grackë, si ajo që deti i ngriti kolegut tonë?! Miq dhe kolegë, ata që kanë ndarë me Mandin dashurinë për detin e zhytjet nënujore janë kapur të gjithë në befasi. Askush nuk e beson dot që Mandi nuk mundi të dalë në breg pas zhytjes në shpellën e Haxhi Aliut në Karaburun.
674779__BkmBZls2M
Vdekja e papritur e 34-vjeçarit ka tronditur thellësisht stafin e televizionit News 24, me të cilët ai ndau 13 vite të jetës së tij. Shumë prej tyre kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e madhe. Mes dhimbjes dhe lotëve ata thonë se deti vendosi të na e marrë sot Mandin nga bota e të gjallëve e ta mbajë si koralin e tij të çmuar.

Stafi i “News 24”, “BalkanWeb” “Gazeta Shqiptare” e “Radio RASH” i shprehin ngushëllimet më të thella familjes së tij!

ANILA JOLE
ANILA jOLE
Trishtimi dhe dhimbja kane kapluar punonjesit e televizionit Neës24 per humbjen e parakohshme te kolegut Armand Hallvaxhiu.. ??
Per nje djale te ri, te mire, qe donte punen, njerezit, natyren, sportet, qe donte aq shume detin, nga ku iku pergjithmone…
E shihja gjithmone te qete e te qeshur dhe ashtu do ta kujtoj, te gjithe ashtu do ta kujtojme! ???
Qofsh i parajses Mandi!

ERJON SKËNDAJ
skendaj
O shok, o mik, o Mandi sa e rende dhe e veshtire qenka te shkruash per ty tani qe nuk je me. O zot nuk e besoj ende qe ka ndodhur vertete edhe pse mu desh qe te lexoj e rilexoj mbi 10 here lajmin tend te fundit me zerin qe me dridhej e qe nuk me linte ta permbyllja leximin.
Por ti ike si kampion, se ti i tille ishe ne ato qe dije te beje me mire. Ne mend me vijne nje mori kujtimesh qe i ndame bashke qe nga permbytjet ne shkoder, 21 janari e ne cdo proteste e ngjarje te bujshme. 10 vite kujtime me ty shok e mik i mire. I tille do mbetesh per ne shoket e tu te neës 24. Qofsh i xhenetit mik. Zoti i lehtesoft dhimbjen e madhe familjes tende.

MARIGLEN MËRTIRI
marigleni
Detin qe doje me shume, te mbajti per vete si nje koral te cmuar! Kush mund ta besonte se ti qe zhysje sa e sa amatore çdo vit, sot fati do te rezervonte kete surprize te hidhur. Une isha nje nga amtoret qe pata fatin te provoja thellesine e detit per shkak te sigurise tende dhe nuk do e harroj lehte. Sa e sa kronika te veçanta dhe te guximshme ne vite. Do mbetesh i paharruar mes nesh.

ELDA LAMJA
elda
O Mando ku mbete? Ku? Ne mengjes, duke pritur per dale ne terren kishte disa dite, qe te gjeja ulur tek i njejti vend, e une mes batutave tona te thoja, “ketu ke fjetur?. Dhe ti, ti qeshje, qeshje, qeshje…O Mandi do benim gjera te bukura ne Jale. Keshtu me premtove, se do vinim te benim nje super reportazh per pasionin tend te madh, me te madh se vete jeta. Ndersa shkruajme sot per ikjen tende. Une te thashe, se nuk do vija nese ti nuk do na gatuaje peshk. Po, Mandi, por ti…Eh Mandi sa na trishtove, na theve zemrat. Te qofte dheu i lehte, Djali i Detit…

ILIR MATI
Ilir Mati
Më hidhërove Mand! Mik, koleg i dyfishtë ne gazetari televizive dhe Udhërrëfyes Turistik i Turizmit te Veçantë. Zbrisja nga Shebeniku , e sa u futa ne makine per tu kthyer ne shtepi – degjova ne radio lajmin!
Lexoj se ke hidhëruar shumë shok e miq, nuk të kthejm dot në jetë! Por, do të rrosh në kujtesë te ne koleget e tu udherrefyes turistik te turizmit te veçantë, që shpesh ne përgatitjen tonë profesionale gjendemi në sfidë me forcat e mëdha të natyrës.
Ti nuk ja dole këtë rradhë, e unë nuk isha aty të luftoja me ty. I vë faj vetes!
Ngushëllime familjes në emër të Shoqatës Kombëtare të Udhërëfyesëve Turistik.
Ilir Mati
Udhërrëfyes Turistik Nderi
Shënim: Armand Hallvaxhiu humbi jetën gjatë gjyetisë nën ujore, pasion i tij i madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: