TIRANË – Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot, përfundimin e procedurave të privatizimit të 40 banesave nga 41 që kishin mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive.

Po ashtu, Këshilli ka miratuar edhe dokumentin “Plani i Veprimeve për Energjinë e Qëndrueshme të Tiranës” lidhur me projektin e “Efiçencës së Energjisë”.

Mbledhja e këshilltarëve dhe rendi i ditës u njoftuan në portalin zyrtar të Bashkisë së Tiranës nga kryekëshilltari Aldrin Dalipi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb