ATHINE- Një tjetër operacion është zhvilluar sot nga policia greke në Menidhi të Athinës, e cila vuri në pranga një çift shqiptarësh. Aksioni në fjalë u zhvilluar nga policia e Prevezës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e çiftit, burri 29 dhe gruaja 28 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 6 pako me 12 kg 225 gram marijuane.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 celulare.
(ed.me/BalkanWeb)