Ishte 14 vjeç kur u internua në kampet e Auschwitzit, dhe pas tre muajsh u vra me një injeksion në zemër.

Ishte 12 marsi i 1943 dhe Czeslawa Kwoka, e burgosura me numrin 26947, kishte hyrë në trekëndëshin e kuq, atë të të burgosurve politik, sepse në 15 gusht 1928 kishte lindur në Wólka Zlojecka, një fshat në Zamosc, qytet polak me destinacion gjerman, për të mos thënë nazist.
foto4333
Nga qëndrimi i saj i shkurtër në kamp mbeten fotot e fytyrës së saj. I ka bërë me një tjetër të burgosur, Wilhelm Brasse, me numër 3444, i fotografuar në kamp nga 1940 deri në 1945. Czeslawa ka fytyrën e plagosur, sepse një ditë më parë është rrahur nga rojet.
133041640-b57b9083-8c69-43ac-aa4a-be325af20e3d
Pas plot 75 vitesh artistja braziliane Marina Amaral ka ngjyrosur atë fytyrë dhe duke e parë ashtu me shaminë në kokë dhe sytë e mëdhenj dhe transparent, prekim me dorë Czeslawa Kwoka dhe 15 vitet e saj, duke kuptuar tragjedinë dhe pushtetin kriminal që plagos dhe shkatërron qëniet njerëzore.
Amaral ka ngjyrosur me mjeshtëri fotot duke e bërë këtë foto të se kaluarës një kryevepër të së tashmes.
Disa kohë më parë ajo ka bërë të njëjtën ndërhyrje në disa foto të ‘Zbarkimit në Normandi’ dhe rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb