TIRANË- Kuvendi u mblodh sot për të dhënë autorizim për arrestim deputetësh. Në të tre rastet, deputetët janë të mazhorancës së majtë dhe janë katolikë. Kujtojmë, Mark Frrokun, Tom Doshit dhe Armando Prenga, të tre katolike.

Pikërisht kjo përzgjedhje ka sjellë edhe reagimin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Duke folur në seancën kur u miratua raporti për arrestimin e Armando Prengës, Topalli tha se Edi Rama po fyen katolikët me përzgjedhjen e këtyre deputetëve.

“Po fyejnë katolikët me ato emra të turpshëm. Nuk janë ata fajtorë, është Edi Rama. Sa herë do shohim që vijnë këtu deputetët me makina policie,” tha Topalli.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: