SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri nga Memaliaj i shpallur në kërkim për trafik droge.

Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është zhvilluar dje në darkë, ku është vënë në pranga Donaldo Nela, 21 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës.

Ai kërkohej për një episod transporti të 30 kg marijuanë, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb