Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka lavdëruar paraqitjen e portieri shqiptar Thomas Strakosha pas ndeshjes së sotme të fituar 0-3 në transfertë ndaj Veronës.

“Një nga elozhet sot i shkon Strakoshës, autor i një pritjeje të jashtëzakonshme në momentin kur Verona mund të rikthehej në ndeshje. Është si të kishte shënuar gol. I kërkoj vetëm që të mbetet i përulur dhe të vazhdojë të përmirësohet”, tha Inzagi.

Paraqitja e portierit të kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 6.5 nga sajti italian “Tuttomercatoweb”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb