Prezantuesja e famshme italiane Alessia Marcuzzi, që dikur moderonte edhe emisione sportive, ka befasuar fansat e saj me pamjen e re. Ajo pothuajse gjithmonë është shfaqur me një prerje flokësh të lëmuar ose me onde, por mesa duket deti dhe dielli i Maldiveve kanë një efekt të caktuar.

Marcuzzi ka postuar disa foto nga ku po kalon pushimet me familjen, duke ndarë pamjen e re dhe fizikun e saj plot hire. Testi i rrobave të banjës tashmë ka kaluar për Alessian, gati për verën e 2022.

Janë të shumta komentet nën foton e publikuar nga aktorja, sidomos ato të miqve të saj dhe të famshëm nga bota e show bizzit, nga Veronica Ruggeri, deri tek Adriana Volpe. Edhe pse 49 vjeçe, ajo shfaqet gjithnjë rinore e qeshur dhe shumë e këndshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alessia Marcuzzi ka qenë në një lidhje me trajnerin aktual të Interit, Simone Inzaghi. Të dy nuk janë bashkë prej kohësh, por nga dashuria e tyre lindi djali Thomas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb