Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka dalë me një urdhër të prerë për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, urdhri i Ahmetaj ka të bëjë me nisjen e kontrolleve të menjëhershme me qëllim verifikimin se sistemi për monitorimin dhe qarkullimin për tregtimin e karburanteve funksionon nën regjimin automatik sipas rregullit të detyrueshëm “Pa kupon tatimor, s’ka karburant”!

Ahmetaj ka kërkuar masa të rrepta ndëshkuese për shkeljet e evidentuara të cilat përfshijnë konfiskim malli, kallëzim për ndjekje penale dhe bllokim të veprimtarisë.

Asnjë pikë e tregtimit të karbutanteve nuk do të lejohet të tregtojë karburant nën regjimin manual.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb