ITALI – ‘U mërzitëm shumë pas akuzave për plagjiaturë, sepse u ndjemë të plagosur dhe të sulmuar’- ka thënë Ermal Meta pas triumfit në festivalin italian ‘Sanremo 2018’ me ‘Non mi avete fatto niente’.

“Por nuk ka asnjë lloj ndjenje hakmarrje, ka vetëm shumë lumturi’ – Asnjëherë nuk kemi menduar për parashikimet sepse nëse do ta bënim një gjë të tillë nuk do të kishim bërë një performancë të mirë në skenë”- ka thënë këngëtari shqiptar shkruan Tg.com.

“Skena e Sanremos është shumë e frikshme por kur ngjitesh atje nuk duhet të mendosh asgjë vetëm duhet të bësh atë që di më mirë, pra të këndosh. Unë jam ngjitur në skenë në moshën 10-vjeçare dhe sot jam 43 vjeç”- ka thënë Moro.

Por rrugëtimi i këngëtarit shqiptar Meta dhe Moro në festivalin e Sanremos nuk ka qenë e lehtë. Ata u akuzuan për plagjaturë dhe në fund të natën së parë të festivalit u përfol se kënga do të pezullohej. Por shpjegimi i zyrës ligjorë të Rai-t ishte në mbrojtje të këngëtarit shqiptar dhe atij italian.

“Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro “Nuk më keni bërë asgjë” shpjegon zyra ligjore e Rai në një deklaratë për shtyp: “përmban fragmente të këngës ‘Heshtje’ të prezantuar në Sanremo tre vite më parë në më pak se një të tretën e këngës, kështu që fakti se kënga është prezantuar më parë nuk ndikon në risinë e këngës në garë aktualisht. Për më tëpër rezulton se dy këngët kanë kohëzgjatje, tekste dhe melodi të ndryshme. Përfundimi është se ‘të dy këngët, megjithëse paraqesin analogji, nuk janë e njëjta këngë. ‘Nuk më keni bërë asgjë’ është këngë e re dhe do vazhdojë garën”, thuhet në deklaratën e Rai.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb