Andre Silva u ble për 22 milionë euro nga Sporting, por arsyeja pse ai nuk luan te Leicesteri janë 14 sekonda vonesë. Dokumentet janë vonuar për vetëm 14 sekonda dhe kjo ka bërë që ai të mos regjistrohet dhe të mbetet jashtë çdo aktiviteti për 6 muaj.

Leicesteri e dërgoi çështjen në FIFA dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por nuk pati sukses. Ndërkohë lojtari vazhdon të stërvitë rregullisht me klubin edhe me stërvitje shtesë.

E vetmja ndeshje që Adrien Silva e ka luajtur me fanellën e Leisterit ka qënë një ndeshje miqësore e skuadrës kundër Nottingham Forest U-23.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb