ITALI- Zbardhen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Itali, të cilët iu sekuestruan 4 ton kanabis. Aksioni në fjalë u krye tri ditë më parë nga Guardia Di Finanza. Sasia e drogës u kap në jahtin e drejtuar nga Flamur Mema. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi. Po ashtu siç u bë e ditur më herët edhe këto burime, Mema është pronari një peshkarexhe në Durrës.

3 shqiptaret, jaht

Në mjetin lundrues që ai drejtonte u kapën 4 tonë kanabis, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportuar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe. Dje Guardia di Finanza publikoi pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar prej tyre. Jahti që mbante flamur amerikan mësohet të ketë qenë 17 metra. Autoritetet italiane madje publikuan edhe fotot e shqiptarëve 54 vjeç, 28-vjeç dhe 26 vjeç. Brenda jahtit të marrë me qira në Mal të Zi ishte ngarkuar plot 4 ton marijuanë që nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 100 milionë eurove.


Pasi u ndoqën për disa orë 3 shqiptaret u dorëzuan. Mjeti ankorua në Bari ku u shkarkua lënda narkotike nga policia italiane. Policia po punon fort për të zbuluar klanin mafioz që do t’i shkonte kjo ngarkesë. Çdo pako me marijuanë siç raportojnë mediat italiane kishte një ngjyrë të ndryshme dhe kjo sipas policisë, ishte bërë që t’i dallonin pritësit e mallit, pra që mund të jenë nga klane të ndryshme mafioze.
133021325-11914db1-abf8-44be-8350-99c8c7ebbe0c
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: