POGRADEC– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur daja i tij. Shkak është bërë shpërthimi i një granate, teksa dy personat, dajë e nip, ishin duke ndërhyrë në tubacionet e ujësjellësit.

Granata, e cila ka shpërthyer, mësohet se ndodhej në avllinë e banesës së tyre.

Fillimisht dajë e nip kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por 22-vjeçari Endri Guce, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në gjendje të rëndë ndodhet daja i Endrit.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: