Berisha: Fushata e Bashës? Po konturon opozitarizmin e tij ndryshe nga unë
Zgjedhjet lokale, Berisha: Nuk jam për bojkot, por për dokumentim të fakteve
Vendimi i KQZ-së për Kurbinin, Berisha: Gara s’ka kuptim, është qersharake

TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot urdhër-arrestin e Gjykatës së Tiranës për Francesco Becchettin, pronari i TV ‘Agon Channel” nën akuzën për pastrim parash.

Sipas Berishës, tv në fjalë me emisionin e tij “Ca thu” ka qenë tmerri i qeverisë. Ai shtoi dozën e akuzave kur tha se ky ishte tv që u përball me kryeministrin në veprimtaritë e tij kriminale.

“Një televizion me të cilin është në betejë të madhe se e ka akuzuar si njeri të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e vendit. TV i cili ka transmetuar në mënyrë të përsëritur kronikën e sarajeve të Surrelit dhe Qiparos. Ky TV me emisionin “Ca thau” u bë tmerr i qeverisë. Tregoi klonimin e kartave të identitetit, ju faktoi me fakte regjistrimin në kontenier, grazhde që nuk ekzistojnë të zgjedhësve të Vangjush Dakos, të marrë në fshatra të Tiranës dhe zona të tjera. Ky TV u përball me Edi Ramën fuqimisht në të gjithë veprimtarinë mafioze të kreut të qeverisë. Ai nuk pranoi të censurojë lajmin mbi lidhjet kontrakturore të Ajola Xoxës me bosin e rrjetit ndërkombëtar të post prostitucionit Dzanashvill. Ky TV qëndroi i vendosur të bëjë transparencën publikut shqiptar”,-tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se ngjarja e Becchettit duhet të hetohet me transparencë.

“Agon Channel po i çirrte maskën çdo ditë lidhjeve të krimit me Ramën..Të ndiqet çdo njeri që ka shkeluar rregullin financiar, të ndiqet çdo njeri për larje parash por që të jepet vendimi në avancë unë nuk mund të besoj denoncimet e çorapes apo prokurorët e llojit Troci. Ai kishte hallin të sekuestronte tv..ky bëhet palë në konflikt.. Qeveria ka për borxh të shikojë të ardhurat e tv a janë të pastra apo jo,..ndërsa këta shko e mbyll biznese të dielave elektorale se nuk fitojnë dot. Mbyllin fabrika të standardeve më të mira…janë koalicioni i aflatoksinës…Ndaj kërkoj të bëhet një proces i hapur, të vërtetohet larja e parave dhe përfitimet fiktive”.

Më tej Berisha vijoi akuzat ndaj kreut të qeverisë Rama duke thënë se, “Kështu arrestoi edhe Fullanin, Shpëtim Gjikën, ky është i verbër, aq sa ka gjatësinë me kilometra ka urrejtjen njerëzore”. Ndërsa duke u ndalur tek mediat, Berisha thotë: “Të shohim kush e ka radhën? Kjo pasi, sipas Berishës, Rama është i mendimit “Ose me mua, ose të mbyllen”.

DORËHEQJA E KANDIDATIT TË BASHKISË KURBIN DHE VENDIMI I KQZ
Teksa u pyet për vendimin më të fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ish-kryeministri Berisha deklaroi se e gjithë skena është qesharake. Sipas Berishës, të dy vendimet e KQZ, për të mbajtur në garë kandidatin e djathtë për Kurbinin, Altin Bibën dhe vendosjen e tij në listën e fletës së votimit, janë qesharake.
“PD nuk është e pranishme, pasi ai ka dhënë dorëheqje. Nuk mund të kundërshtohet një dorëheqje e parevokuehsme dhe nuk kthehet. Kjo është qesharake, të dy vendimet e KQZ-së.”, tha Berisha. Berisha u ndal
Në memorien time nuk kam parë kurrë shpenzime të tilla të paimagjinueshme në një fushatë. Shkoni nga Pallati i Birgadave në Elbasan, do shihni me mijera flamuj të Aleancës së Krimit dhe Alfatoksinës. U bëj thirrje shqiptarëve që të mbajnë një qëndrim se ato para nuk janë nga rroga e politikanëve. Është një rast nga qytetarët që vuajnë nga papunësia më shumë se kurrë, nga problemet e shëndetit të gjithanëshëm dhe në rritjen e çmimeve. Çmimi i shprtës është rritur me 4 për qind dhe produktet ushqimore me 14 për qind. Dhe ka dy vite që rrogat nuk janë rritur. Tani kanë filluar dhe të akuzojnë bizneset dhe njoftojnë publikun që janë rritur me 4 herë bizneset që nuk paguajnë taksat. Shpenzimet e paimagjinueshme nga aleanca qeverisëse num po ndalen.”, pohoi Berisha.

KANDIDAT SI HALIMI S’KA PASUR TIRANA, RAMA E PROPOZOI PËR PRESIDENT NË 2007, KOT E SULMON
Duke folur për kandidatin e APPD-së, Halim Kosova, Berisha e vlerësoi lart duke thënë se si ai s’ka pasur Tiranën. Berisha tha se Rama e sulmon kot Halimin, pasi në 2007 e ka propozuar për President Republike.

“Kandidat si ky s’ka pasur ndonjëherë Tirana. Edi Rama kot bëhet agresiv, në 2007 Rama ma ka propozuar si kandidat për President Republike, jam i bindur se e ka ofruar mbi bazën e një vlerësimi, tani mbylle, mos u merr me sulme.. Halimi nuk po merret me sulme. Nëse është puna për sulme lista e të zezave të Ramës nuk ka fund, Halimi po flet për ato që njerëzit duan, puna, punësimi.

Pyetje nga gazetarët:

Zoti Berisha gjatë kohës kur keni qenë kryeministër i keni dhënë mbështejte tv Klan, pse sot PD nuk ka transmetuar reklamën e zotit Kosova në këtë televizion, apo nuk ka buxhet?
Berisha: Nuk jam i informuar për këtë çështje dhe duhet t’ja kaloni forcës politike. Por njëanshmëria nuk i shërben askujt. Ja kemi Top channel që ne i dhamë liçensën kombëtare, kam qenë kryeministër. Liçensën e kishte bllokuar Fatos Nano. Vetëm ka pasur një gjë, se s’kishim para shumë, dhe ua jepnim vetëm 3 televizioneve. Dihet dhe flitet shpesh herë që Edi Rama është aksioner tek Digitalb. Tregu mediatik ka marrë një goditje.

A ekziston mundësia që opozita të bojkotojë zgjedhjet?
Berisha: Unë personalisht shpreh mendimim personal, pasi s’jam për bojkot, por për dokumentin të çdo zhvillimi. Kam shprehur qëndrimet e mija ndaj grupit të vëzhguesve. Por nëse opozita bën një punë serioze dokumentuese, nuk ka raport që ti prish të vërtetat. Ne kemi lobuar që të vijnë sa më shumë vëzhgues. Midis bojkotit dhe një procesi apo ndjekjes së tij me gjithë problemet që ka, jam për dokumentin e çdo gjëjë. Ne e kemi bërë dhe këtë në 2001-shin. Aty nuk u hodhën faktet e opozitës poshtë.
Ambasadori amerikan ju takon shpesh, kjo vjen se jeni aktiv në politikë por dhe në rrjetin social “Facebook”..apo…
Berisha: Më takon, por jo shpesh. Dhe në Parlament dhe në Facebook, kam një përqëndrim. Në ‘fb’ bëj një ditar politik. Parlamentin e kam si pasion më shumë.

Si është fushata e zotit Basha dhe Halimit, a i afrohet politikës suaj?
Berisha: Fushata e zotit Basha është një fushatë e individualizuar e liderit dhe ka arritur të kunturojë opozitarizmin e tij, ndryshe nga ajo që bëntë Berisha. Nuk e kritikojë këtë. Ky ka qenë dhe një nga qëllimet e mija. Menmoj se është i përqëndruar në dy aspekte;
1-denoncimet e qeverisë, pasi s’ka njerëz më të mashtruar se shqiptarët. U premtua shëndetësi falas, por po vidhen ilaçet. Ka përkeqësim të madh në shërbimin shëndetësor. Ai po denoncon premtimin për uljen e taksave dhe legalizimin falas. Pse Edi Rama e urren Xhelal Mziun? E urren se gjatë 11 viteve Rama zgjeroi 2 rrugë, sistemoi Lanën dhe bojatisi ndërtesat. Ndërkohë bëri bartërdi në ndërtime dhe terrenet sportive nga 106 në 8. Ndërsa Xhelali ca bëri? Bizneset u instaluan aty dhe ikën nga Tirana. Xhelali ka asfaltuar shumë zona, duke bërë 180 km rrugë në Kamzë. Xhelali ndërtoi 13 shkolla të reja, ndaj është kjo beteja e Ramës për jetë a vdekje me Xhelalin.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: