Një ushtrim fizik mund të parashikojë vdekjen. Të ulesh me këmbët e kryqëzuara dhe më pas të përpiqesh të ngrihesh sërish pa u ndihmuar nga duart e gjunjët dhe pa humbur ekuilibrin.

Një grup shkencëtarësh të Universitetit Gama Filho në Rio de Janeiro të Brazilit. Udhëheqësi i kërkimit, Claudio Gil Araujo ka shfrytëzuar këtë test për pacientët e tyre. Ata thonë se një test i tillë mund të bëhet për personat nga mosha 50 në 80 vjeç.

Pacienti e nis testimin me 10 pikë. Gjatë ngritjes sa herë përdoreshin duart, aq pikë hiqen dhe për çdo humbje ekuilibri zbritej një gjysmë pike.

Ata pretendojnë se njerëzit që arrijnë të marrin më pak se 8 pikë kanë dy herë më shumë mundësi të vdesin në 6 vitet e ardhshme sesa ata që kanë më shumë pikë.

Një test i tillë kërkon që njerëzit ti kushtojnë më shumë vëmendje aktivitetit fizik.
(i.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: