Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ka trembur jo pak gjermanët duke deklaruar se Bastian Schweinsteiger mund të mos arrijë të jetë gati për Kampionatin Evropian në Francë.

“Tigri” ka pësuar së fundi një dëmtim problematik që po e mban jashtë fushave prej kohësh.

Por më e keqja qëndron në faktin se ai mund të mos jetë gati për kombëtaren kampione bote.

“Parashikimet për Schweinsteigernuk janë shumë shpresëdhënëse pasi Evropiani nuk është larg. Megjithatë asnjëherë nuk i dihet”, ka thënë Van Gaal para ndeshjes kundër Evertonit në Ligën Premier .

Schweinsteiger nuk ka arritur të tregojë vlerat e veta të Manchester United, prej ardhjes në këtë skuadër ku u largua nga Bayern Munich.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: