TIRANE– Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas shkarkimeve në radhët e policisë në Elbasan. Duke i quajtur të vonuara këto veprime, Vasili tha se i pari që duhet të shkarkohet është kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Sipas Vasilit, nën drejtimin e Çakos vendi ka mbetur pa siguri dhe pa polici.
“Situatë tepër e rëndë me të cilën po përballet vendi, shkarkimet e fundit që po ndodhin në Elbasan, janë të vonuara, duhet të bëheshin 2 muaj më parë. Sot bëhen për të shmangur vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe për të hequr mendjen nga ngjarjet e tjera të rënda. Kështu po u bihet në qafë edhe policëve të ndershëm të policisë. Kështu rikonfimrohet standarti i shëmtuar i kësaj qeverie.

Për këto arsye Cako nuk duhet të jetë më në krye të policisë, pasi me atë në krye vendi nuk ka polici. Kryeministri trembet për vdekje të bëjë një shkarkim të tillë,” tha Vasili.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: