TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e shpallur atë fajtor të bllokimit të integrimit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili tha se Rama është fajtor për kriminalizimin e vendit, drogës dhe largimin e mijëra shqiptarëve nga puna.

“Bllokimi i Integrimit ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri.
Krimi i organizuar i mbështetur dhe i shfrytëzuar nga kryeministri për te vjedhur, blere dhe shkatërruar zgjedhjet e për te mbajtur pushtetin ka vetëm një fajtor qe është kryeministri.
Droga dhe efekti shkatërrimtar i saj për ekonominë, shoqërinë dhe rininë ka vetëm një fajtor qe është kryeministri.
Shpartallimi shtetëror dhe rikthimi i centralizimit te te gjithë pushtetit vetëm ne një dore ka vetëm një fajtor qe është kryeministri.
Gjithë Shqipëria qe zhvatet nga një dore oligarkësh qe rrëmbejnë qindra milionë euro djerse te shqiptareve me koncesione e tendera dhe qe rrënojnë qytetet me qindra kulla ka vetëm një fajtor qe është kryeministri.
Asgjësimi i parlamentit dhe mbështetja e banditizmit parlamentar ka vetëm një fajtor qe është kryeministri.
Për mijëra mijëra shqiptare te ne moshe aktive, rinj, fëmijë qe largohen nga Shqipëria ka vetëm një fajtor qe është kryeministri.
Izolimi i Shqipërisë nga Europa dhe bllokimi i integrimit europian ka vetëm një fajtor dhe armik qe është kryeministri”, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: