IRAN- Mijëra banorë ne disa qytete iraniane, duke përfshirë qytetin verilindor të Mashhadit, dolën në rrugë duke demonstruar kundër papunësisë, varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës. Protestuesit lëshuan slogane të tilla si “Vdekje Rouhanit, dhe Vdekje Diktatorit”.

Zakonisht termi “diktator” i drejtohet Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Protestuesit gjithashtu ngritën banera që denoncojnë ndërhyrjen e Iranit në rajonin arab.

Protesta të ngjashme u mbajtën në qytetet Neyshabur, Shahroud dhe Yazd. Demonstruesit gjithashtu thërrisnin “Harrojeni Sirinë, mendoni për ne”, “Mos u frikësoni, ne të gjithë jemi së bashku”.

Mashhadi është qyteti i dytë më i populluar në Iran dhe kryeqyteti i provincës Razavi Khorasan. Ajo është e vendosur në verilindje të vendit, në kufi me Turkmenistanin dhe Afganistanin. Në Mashhad, forcat shtetërore të sigurisë sulmuan dhe qëlluan me gaz lotsjellës protestuesit.
https://www.youtube.com/watch?v=W8vNH0Giw3M
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: