TIRANË-Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot nj takim elektoral me banorët e Dajtit. Ai theksoi se ka ardhur koha që kryeqyteti të kthehet në punë. Sipas Veliajt PD e trajtoi Bashkinë si plaçkë tregu.

“Ka disa njerëz që thonë që zgjedhjet nuk kanë ndonjë rëndësi. Siç e panë më 2013 çdo votë ka rëndësi. Tirana nuk do një kryetar bashkie që fle gjumë, nuk do punonjës që gërhasin. Tirana do punë dhe do e kthejmë Tiranën në punë.

Angazhimi ynë është që ti shërbejmë të gjithë qytetarëve njësoj. Bashkia e Tiranës do i shërbejë të gjithëve njësoj. Unë jam në këtë garë për një arsye që ta kthejmë qytetin në shërbim të qytetarëve. Katër vjet qyteti fle gjumë. e trajtuan Tiranën si plaçkë e vodhën si plaçkë është koha ta zgjojmë dhe ta trajtojmë si zonjë. Ne nuk votojmë për sherret e partive por për ata prindër që janë të shqetësuar se klasat janë të mbingarkuara. Kemi edhe 7 ditë kohë.”- u shpreh Veliaj.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: