TIRANE- Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erion Velia, është ndalur në Njësinë numër 7 për të prezantuar programin e tij për kryeqytetin. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj njësie, Veliaj tha se në 4 vite kreu aktual i bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë investim, ndërsa shtoi se nuk u mbajtën premtimet.

“Ata jo vetëm që do të humbasin, por edhe kanë filluar tani të imitojnë programin tonë. Edhe banorët po u thonë, ju e keni bashkinë, pse nuk i bëni tani këto që premtoni. Të dashur miq, kur nuk i bënë për 4 vite nuk kanë si t’i bëjnë tani. Këta kur i kap paniku, fillojnë çakërdisen. Njëri tregon barsoleta, ndërsa ne e kemi marrë punën tonë me seriozitet”, tha Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: