TIRANE- Taksa për qentë e luksit është bërë temë debati në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Nisur nga kjo vëmendja ka kaluar edhe tek “qentë e luksit” të Shkëlzen Berishës, si dhe kalit Mary të cilin tashmë e ka marrë në Suedi Sadije Berisha.

Këshilltarët e djathtë ngritën diskutime lidhur me “taksën për qentë e luksit”, por pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Taksa e qenit të Zenit nuk mund të jetë prioritet për Tiranën se nuk është. Mos kërkoni që qytetarët e Tiranës të paguajnë taksa për të rimbursuar taksat e Zenit për qentë e luksit edhe kuajt. Shyqyr kalin nuk e ka më, është në Suedi tani. Mos i sillni problemet familjare të partisë tuaj, këtu në Këshillin Bashkiak të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Shezai Rrokaj i cili tha se “nuk mund ta kthejmë Këshillin në qen e lesh, por presim mesazhe të drejta që përputhen me interesat e qytetarëve”.
erion veliaj ok

Debati mes kreut të Bashkisë, Veliaj dhe këshilltarit të djathtë Akil Kraja.

Kraja teksa ka diskutuar për këtë pjesë të rendit të ditës së Këshillit bashkiak e ka quajtur qesharake dhe absurde ‘taksën për qentë e luksit’.
Kraja: Mund ta shihni, e keni të shënuar, tani puna është se kush janë këta që ju quani qentë e luksit, kush i inventarizon këta qen, sa janë”­ ka thënë ai.

Veliaj: Qen luksi janë qentë që ka Shëlzen Berisha përshembll. Zeni ka paguar taksën për 3 qentë te Bardh Plaku. Tani , qytetarët nuk i rimbursojnë lekët e qenit se kali shkoi. Kjo është një taksë që e kanë vënë titullarët dhe legjendarët e partisë suaj në këto komuna, për qytetarë që kanë 3 qen dhe
kanë kal për të mbajtur. Bardhi nuk do pastrojë qenin e Zenit, ai do paguajë taksa për këtë.

Ne do e marrim shënim rekomandimin që të sigurohemi që në fund të vitit të mos kemi taksa qesharake. Por qytetarë si Shkëlzen Berisha do paguajnë kryetarët për barrën financiare për ndotjen e qenve. Nuk bëjmë ndryshime, do e kalojmë këtë taksë ashtu si Bardh Plaku e ka menduar, nëse do vazhdonte
historia e kalit do e mendonim, shyqyr kalin e zgjidhët, e morën. Ju bëj ftesë për seriozitet, autogola bëni ditë natë, por përtej gallatës njerëzit duan zgjidhje. Ti lufto ti heqësh Zenit taksën e qenit, hallall, qytetarët kanë halle të tjera.

Shezai Rrokaj: Ne nuk do ta kthejmë Këshillin Bashkiak të Tiranës në qenër dhe në lesh. Unë them se ne duhet ta lëmë këtu se kam frikë që nëse debati do kalojë në një pjesë të lirë, do kalojë përtej qenit dhe leshit. Qytetarët sot nuk presin mesazhe me qenë dhe me lesh, por presin vendime të rëndësishme për jetën e tyre.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrjetin social, Facebook, Shkëlzen Berisha shkruan;

shkelzen berisha

Rama pallatet, Eri Hallatet
Që zogu u emërua kryetar për të dalë nga foleja vetem atehere kur zberthehet Rama ne Tirane e dine te gjithe, i madh e i vogel, por se fundmi kete e kane mesuar dhe kafshet shtepiake. Reksi psh pavaresisht takses dhe kontekstit ishte shume i lumtur qe u be qeni i pare ne gjithe historine e qytetit qe permendet nga kryetari gjate mbledhjes se keshillit bashkiak.
U perpoqa pa sukses t’i shpjegoj se nuk duhet te ndihet i privilegjuar pasi ai qe e permendi nuk eshte kryetari i vertete por zogu i tij. Me ne fund ja thashe troc, – kryetari i vertete merr vendimet e medha dhe “taksen” per katet e pallatet, ky qe te permend ty merr vetem taksen per fiqte dhe hallatet nga ata qe ndotin monumentin e pavaresise tek parku ‘Rinia’.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb