TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e Bashkisë së Fushë-Krujës dhe vëllain e tij se kanë dhunuar sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.

Sipas një arsimtareje dixhitale që ka dërguar mesazh tek Berisha, vëllain i Artur Bushit dhe shefi i komisariatit, kanë futur në provim tezat e zgjidhura në këmbim të votave, në shkollën “Shote Galica”.

Pas ndërhyrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Bushi e ka goditur me shqelma e grushte.

STATUSI I BERISHËS
Në Fushë Krujë, Bushi rreh keq sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit!
Mësuesja dixhitale denoncon:
-Vëllain e Artur Bushit dhe shefin e komisariatit, të cilët
– kanë futur në provim tezat e zgjidhura në këmbim të votave, në shkollën “Shote Galica”. Pas këtij skandali në shkollë kanë shkuar
– Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe
– Drejtoresha e arsimit të Krujës

Ilir Bushi ka goditur me shqelma dhe grushte dhe gjakosi sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë që policët, në vend që ta mbronin, fusnin nga dritaret tezat e zgjidhura. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë ketë denoncim.

Lexoni me poshtë mesazhin e saj! sb
“05/06/2017, 20:57:44: ‪‬: Prsh i nderuar.jam nje arsimtare qe nuk kam deshire te identifikohem pasi kam frike per vendin e punes!dua te denoncoj nje rast skandaloz qe ndodhi sot ne shkollen tone shote galica ne fushe kruje gjate provimit te matures.vellai i kryetarit bashkis krujes artur bushit i cili quhet ilir bushi sot ne bashkpunim me shefin e komisariatit policise krujes ka nderhyre ne procesin e provimit duke futur tezat e zgjidhura ne kembim te votave.
nga ana jone jane njoftuar strukturat e arsimit per kete skandal dhe ne shkollen tone ka ardhur sekretari i pergjithshem i arsimit plarent ndreca si dhe drejtoresha e arsimit te krujes per te nderhyre ne kete problem.sapo kane ardhur ne shkollen tone ilir bushi ka goditur me grushta e shkelma sekretarin si dhe share dhe degjeneruar me fjalor kafsheror drejtoreshen.z.plarent ka kerkuar ndihmen e policise e cila ishte e zene duke futur tezat e provimit nga dritaret e shkolles dhe nuk ka nderhyre ne asnje moment per te shuar kete konflikt.pasi u gjakos nga dhuna e lir bushit sekretari u largua dhe procesi i provimit vazhdoi i manipuluar pasi te gjithe nxenesve ju dhane pergjigjet sakta.pune te mbare dhe te lutem anonim se kam dy femije per te rritur!”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb