TIRANE – Pak minuta pas kallzimit penal të bërë në Prokurori nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj për tre zyrtarët e PD, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ky i fundit.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Studio e Hapur” në News24, Alibeaj tha se është absurde që e kanë lënë ende të lirë, shkruan BalkanWeb

“S’kemi bërë gjë tjetër, vetëm detyrën tonë si opozitarë për transparencë për publikun. Është detyrim jo vetëm i yni por i gjithë qytetarëve. Së dyti, Agron Xhafaj, i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, troket në derën e Prokurorisë, e Prokuroria nuk i vë prangat. Kjo është absurde. Nëse ka shkuar në Prokurori do duhej të arrestohej,” tha Alibeaj.

Gazetarja Klodiana Lala konfirmoi për ‘Studio e Hapur’ se vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: