TIRANE- Qeveria publikoi një ditë më parë nivelet e pagave për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore. Sipas vendimit të qeverisë, paga e kryetarit për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001– 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë llogaritet 130 000 – 162 750 lekë, ndërsa nënkryetari 100 000 –138 000 lekë.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001– 200 000 banorë, paga e kryetarit shkon 110 000 – 150 000 lekë, ndërsa nënkryetarit 70 000 – 125 725 lekë. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001–100 000 banorë, paga e kryetarit shkon nga 70 000 – 125 725 lekë, ndërsa nënkryetarit 60 000 – 101 650 lekë.

Ndërsa për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001– 50 000 banorë, paga e kryetarit shkon 60 000 –101 650 lekë dhe e nënkryetarit 45 000 –86 100 lekë. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë, paga e kryetarit shkon 45 000 – 86 100 lekë, ndërsa nënkryetarit 28 300 – 75 500 lekë. Sipas vendimit të qeverisë, për këshillin e qarkut, paga e kryetarit llogaritet 87 000 –150 000 lekë, ndërsa nënkryetarit 57 600 –101 650 lekë.

Kufiri maksimal i pagës, i përcaktuar në pikën 18 të vendimit, nga 36 000 lekë që është aktualisht, bëhet 39 000 lekë. Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore të përcaktuar në pikën 19 të vendimit, ndryshojnë dhe bëhen nga 30 000 në 39 000 lekë në muaj.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: