TIRANE – Vera Grabocka sot ka ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonin urimet e shumta. Urimi më i spikatur e me siguri më i ndjerë, është ai i studentes së preferuar të Vera Grabockës për 18 vite me radhë.

Alketa Vejsiu i shkruan këto rreshta në urimin e saj, profesores së saj:”Bibla e profesionit dhe televizionit. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Grazie Prof!

Je një legjendë, je një grua e madhe, por vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do të rritesh asnjëherë. Gëzuar 10 vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë. Këtë privilegj po e gëzoj”!- shkruan Alketa në Instagram.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb