Speci i kuq djegës duket se është një ilaç mjaft i efektshëm kundër kancerit dhe depresionit. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret

Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e kapsaicinas në laborator dhe duke arritur në përfundimin se ajo ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe të zorrës së trashë.

Speci i kuq djegës është i pasur në sasi shumë të mëdha të kapsaicinës, përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik, flavonoides, vajrave esencialë, karotenoidës, celulozës, kalciumit dhe hekurit. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se te të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B.

Studimi i vetive antikancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime, të cilat përmbanin: vitamina, jod, acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C.

Speci i kuq djegës përdoret edhe kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb