TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e quajti të drejtë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi zbatimin e ligjit të “Vetting”-ut dhe iu drejtua Komisionit të Venecias, për të marrë një opinion përfundimtar, nëse kjo gjykatë mund ta shqyrtojë këtë ligj duke qenë se gjyqtarët e saj preken nga “vettingu”.

Sipas kryedemokratit Basha, vendimi i Kushtetueses i hap rrugë zbatimit të Kushtetutës së 22 korrikut.

“Kushtetuesja i mohon Ramës mundësinë që përmes drejtorëve të tij të vendosë cilët prokurorë janë të korruptuar dhe cilët jo. Është vendim që i hap rrugën zbatimit të Kushtetutës së 22 korrikut. Me Kushtetutë të 22 Korrikut të djathtët i referohen konsensusit të arritur në 22 korrik për ligjin e “vettingut” të bazuar në rekomandimin e Venecias që mbante larg pushtetin dhe drejtësinë nga ky proces.

Po sot, kryedemokrati komentoi edhe deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për të nxjerrë ushtrinë në luftë me kanabisin. Sipas tij, ministri ka pranuar që Shqipëria është kthyer në një narko-republikë.

“Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet, vendi ku anëtarë të kabinetit apo bashkëdrejtues detyrohen të pranojnë që Shqipëria është kthyer në një narko-republikë “,- shtoi Basha.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: