TIRANE– Avokati i gjyqtarit Fatos Lulo, Ardian Visha ka folur pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KLP) për ta shkarkuar gjyqtarinë e Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se nuk justifikon pasurinë e tij prej afro gjysmë milionë dollarësh.

Avokati ka thënë në seancë se klientit të tij, 200 mijë dollarë i janë dhuruar nga motra, pasi gjyqtari Lulo i kishte dhuruar një shtëpi të prindërve, por në fund KPK ka dalë në përfundimin se ai nuk justifikon pasurinë dhe burimi i parave është i paligjshëm. Avokati tha se do apelohet vendimi në Kolegjin e Apelimit, pasi ishte i padrejtë. Ai tha se gjyqtari Fatos Lulo u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit.

“Do të apelojmë vendimin. Ne e konsiderojmë të paqenë fabulën mbi të cilën u dha vendimi i sotëm, është i padrejtë dhe i pa mbështetur. Por ky ishte verdikti dhe do të apelohet. Për standardin që vendos, është një stekë shumë e ulët, zor që do të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem. Por a do të shkojë Lulo në zyrë pas vendimit? Ai u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit”-tha avokati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: