TIRANE– Duke nisur nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut, pjesë e reformës në drejtësi do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë.

Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej 8 vëzhguesish (7 nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe 1 nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.

Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese dhe është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.

ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: