Të gjithë futbollistët e Argjentinës kanë pranuar që para transfertës së rëndësishme kundër Bolivisë të konsumojnë viagra për të përballuar lartësinë e madhe 3600 metra mbi nivelin e detit. Viagra nuk bën pjesë në listën e substancave të ndaluara ndërkohë që është përdorur në 2009-ën nga një përgatitës fizik i Blooming të Santa Cruz.

Përpjekjet e Argjentinës rezultuan të dështuara pasi vendasit i mposhtën 2-0 duke komplikuar situatën e kombëtares albiçeleste në eleminatorët e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut. Dy herë fituesit e Botërorit renditen në vendin e 5-të me 22 pikë, pozicion që të dërgon në fazën “play-off” dhe vë në dyshin pjesmarrjen në “Rusi 2018”.

Stadiumi i Bolivisë, “Estadio Hernando Siles” me kapacitet prej 42 mijë spektatorësh ndodhet 3637 metra mbi nivelin e detit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb