Fitorja dramatike e Juventus ndaj Milan ka irrituar pa masë tifozët milanistë pasi fitorja erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes nga një penallti e dyshimtë dhe shumë e kontestuar. Por moviola e paraqitur nga mediat italiane pas përfundimit të ndeshjes zbardhi të vërtetat e kësaj ndeshje dhe gabimet e gjyqtarit. Moviola jep qartë dhe saktë se goli i Bacca ishte në pozicion jashtë loje. Po ashtu ndër të tjerash në pjesë e parë Zapata ka shkaktuar penallti ndaj Dybala, e cila nuk u akordua. Por momenti më i dyshimtë ishte vendimi i akordimit të penalltisë që erdhi pak sekonda pasi kishte përfunduar koha shtesë që ishte caktuar të jetë 4 minuta. Në fund të ndeshjes, gjyqtarët treguan 4 minuta lojë shtesë, por ata akorduan penallti për ‘Zonjën e Vjetër’ pasi kaluan minutat shtesë (94:30) dhe Paolo Dybala shënoi në minutën e 97’të për t’i dhënë fitoren Juventusit.

17201115_10212388765023968_4755189195869822381_n

Sipas analistëve italianë, gjyqtari duhet ta ndërpriste ndeshjen pas pritjes që i bëri Donnarumma goditjes së Higuain. Por moviola paraqet diçka tjetër ku thuhet se u veprua drejtë për kohë sa u zgjatën minutat shtesë pasi koha e dhënies së penalltisë në fund është e rregullt sepse mori te kuq Sousa, por penalltia në fund nuk ekziston pasi distanca ishte shumë e afërt dhe prekja me dorë ishte e pavullnetshme.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/MilanoToday/videos/1694376480589089/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

https://www.youtube.com/watch?v=2m–zvc7y9Y

https://www.youtube.com/watch?v=yfsufXpXBb4

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: