TIRANE– Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën e Madhe, afër TEG-ut.

“Balkanweb” ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku duket se dy makinat një “Audi A6” dhe një “BMV” kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbadhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
aksident-ne-tirane-1

aksident-ne-tirane

aksident-ne-tirane-teg
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb