Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës “Del Rey”. Katalanasit fituan me rezultatin 2 me 0 kundër Valencias në “Mestalla”. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Philipe Coutinho në minutën e 49’të,goli i parë me fanellën e Barcelonë, kurse të dytin, Ivan Rakitic në minutën e 82’të. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Barça shkon në finale ku do të përballet me Sevillan.

Në këtë ndeshje debutoi mbrojtësi brazilian i transferuar gjatë merkatos së janarit, Yerry Mina. Ai u aktivizua në lojë në minutën e 83’të në vend të Piques.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb