BRITANI E MADHE – Heather Tookey nga Kent i Britanisë së Madhe luan, përqafon dhe fle me tigrat si kur të ishin kafshë të buta dhe të parrezikshme. Vullnetarja 23-vjçare ka krijuar një lidhje të veçantë me këta grabitqarë, aq sa ata nuk i ndahen kur ajo shkon t’i vizitojë në kafaz.

Hera e parë që kishte parë një kafshë të tillë, ishte para pesë vitesh kur u bë pjesë e një programi në Afrikën e Jugut, për t’u kujdesur për speciet në zhdukje. Që atëherë, ajo ka adoptuar këta dy tigra që donin t’i shisnin në tregun e zi.

“Nuk më ndahen së përqafuari dhe duan që t’i ledhatojë. Ata kanë nevojë të madhe për mua, për dashuri, jo vetëm t’i ushqejë, por edhe të jem aty, “Janë sikur shokët e mi më të mire. ka thënë Tookey lidhur me rastin.

Mirëpo, asaj i duhet të kaloi kohë të gjatë, sepse kafshë të tilla kanë nevojë për shumë lëvizje dhe lojëra meqë janë në vend të mbyllur.
(ercu/BalkanenWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb